Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar hapjen e një raundi të fundit për procesin e regjistrimit për vitin akademik 2022-2023 për të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet në raundet e mëparshme.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kushi bën me dije se fton të gjithë maturantët të plotësojnë formuarin dhe të zgjidhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike.
Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.
Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.
Postimi i plotë
Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhena që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.
Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja.
Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.
Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.
Suksese të gjithëve!/abcnews.al/