“Kaloni sa më shumë kohë me nënat tuaja”, MatoLale ndan mesazhin prekës për fansat pasi humbi të shtrenjtën e tij

schedule15:16 - 2 Nëntor, 2022

schedule 15:16 - 2 Nëntor, 2022

Dy ditë më parë, reperi i njohur MatoLale ndau lajmin e trishtë se kishte humbur nënën e tij. Së fundmi, reperi ka gjetur pak kohë për të falenderuar fansat për mesazhet ngushëlluese që i kanë dërguar ndërsa u ka dhënë dhe një këshillë që të kalojnë sa më shumë kohë me prindërit e tyre.

“Faleminderit të gjithëve për komentet, mesazhet dhe telefonatat tuaja. Janë momente që nuk ua harroj çdo ngushëllim tuajin. Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutem sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nënat tuaja”, shkruan reperi i njohur shoqëruar edhe një zemër të thyer.

/abcnews.al