Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka bashkuar forcat këtë herë me këngëtarin Kidda. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo përmes një video të publikuar në Instastory, ku shfaqet duke performuar një pjesë të këngës nga makina. Të gjithë janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ta dëgjojnë hitin më të ri të Xhensilës, e cila asnjëherë nuk i ka gënjyer fansat e saj.
Kujtojmë që verën që lamë pas Xhensila publikoi dy dyete, një baladë me Elgit Dodën dhe një këngë plot ritëm me Noizyn. Ndonëse ka kaluar disa muaj, këngët vazhdojnë të dëgjohen ende sot./abcnews.al