Një burrë ka pësuar djegie trupore në Korçë, pasi ka tentuar të shuajë flakët e zjarrit që shpërthyen në magazinën ku mbante bazën ushqimore të bagëtive.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë rreth orës 21:00.
I lënduari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al/