Kukës, pas dy orë përplasje, policia tërheq materialet nga KZAZ

schedule13:24 - 19 Qershor, 2019

schedule 13:24 - 19 Qershor, 2019

Pas dy orë përplasje dhe tension midis simpatizantëve të PD, policisë bashkiake dhe forcave të rendit, materialet u tërhoqën nga ambientet e KZAZ në palestrën e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës .

Vendimi u mor nga policia e Shtetit e cila beri dhe zhvendosjen e tyre. Me herët pati përplasje të fortë me policinë e rendit, e cila herë pas here ka përdorur gazin lotsjellës.

Një kamion i bashkisë theu  derën e KZAZ dhe protestuesit i vunë zjarrin.

Dy punonjës bashkiak u lënduan.  Në Kukës pritet të ketë shoqërime te persona që nxitën dhunën gjatë protestës për lirimin e ambienteve të KZAZ.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!