Këngëtarja e njohur, Elsa Lila është rikthyer shumë aktive, që në momentin që hapi profilin e saj në Instagram.
Së fundmi, ajo ka ndarë një pjesë të këngës “Qan lulja per lulen”, të cilën e ka kënduar në një koncert në Romë. Sakaq, Elsa thotë se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi kur ishte e vogël. Artistja i falenderon të gjithë fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në këto momente plot dhimbje.
“’Qan lulja per lulen’, live ne nje koncert timin ne Rome!❤️ Faleminderit nga zemra plot dhimbje qe më keni dhënë mbeshtetje dhe dashuri!!!Kjo eshte nje kenge tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!”, ka shkruar Elsa krahas videos.
Kujtojmë që ajo ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali. Elsa u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës./abcnews.al