Policia ka arrestuar dy shqiptarë gjatë ditës së djeshme në Pordenone të Italisë pasi akuzohen për vjedhje. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë nga 27 vjeçë kryenin vjedhje në shtëpitë e zonës duke siguruar mallra me vlerë disa dhjetëra mijëra euro, gjë që ka shqetësuar shumë policinë lokale.
Pas disa denoncimesh nga banorë të zonës, policia ka filluar ndjekjen e hajdutëve duke finalizuar operacionin gjatë mbrëmjes së djeshme ku u kapën edhe mallrat e vjedhura, raporton abcnews.al.
Ata rrinin në dhoma të porositura në “B&B” dhe kryenin aktivitetin në zonën përreth, ndërsa prisnin që mallrat t’i shisnin ose nisnin për në atdhe.
Tashmë ata janë dërguar në burgun e Udines dhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. /abcnews.al