“Nuk e kam parë kurrë në gjendje të keqe”, flet motra e Lear Kurtit: Kishte gjetur punë në Francë, do largohej

schedule13:05 - 31 Tetor, 2022

schedule 13:05 - 31 Tetor, 2022

Opinion publik u trondit nga vdekja e të riut Lear Kurti, teksa nuk dihet ende çfarë ndodhi rreth mesnatës së 19 tetorit, kur 32-vjeçari u shoqërua në komisariat.

Policia dhe mjekësia ligjore deklaruan se i riu ndërroi jetë nga mbidoza, pasi kishte gëlltitur qese me kokainë me përmasa 5×5 që u ça në stomak dhe solli vdekjen e tij.

Motra e tij ka treguar se nuk e ka parë ndonjëherë Learin në gjendje të keqe, siç ndodh me njerëzit që marrin lëndë narkotike.

Ndër të tjera ajo tregoi se ai kishte gjetur një punë në Francë dhe do të shkonte atje së shpejti.

“Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë. Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë”, tha ajo në emisionin “Me Zemër të Hapur”.