Libri i Princit Harry, i titulluar “Spare”, i cili do të dalë më 10 janar 2023, pritet të bëhet best seller. 38-vjeçari pritet të ngjall interes, ndërkohë që nuk është rastësi që porositë paraprakisht tashmë kanë tejkaluar të gjitha pritjet.
Kujtimet e Dukës së Sussex-it, të shkruara nga autori amerikan, fitues i çmimit Pulitzer, JR Moehringer, do t’u japin lexuesve një përshkrim të përvojave, aventurave, humbjeve dhe mësimeve të jetës që formësuan gjakun blu.
“Unë po e shkruaj këtë libër jo si princi që linda, por si njeriu që u bëra,” u shpreh Harry. Në fakt, nuk janë të paktë ata që presin të lexojnë “Spare” për të mësuar shumë nga detajet e marrëdhënies së tij me Meghan Markle.
Po për çmimin? Libri do të kushtojë 14 £ në MB, 36 dollarë në SHBA, ndërsa eBook do të kushtojë 13,99 £ dhe 17,99 dollarë./abcnews.al