Habit kreu i sigurisë së Ukrainës: Putin ka tre sozi, si t’i dallojmë nga i vërteti

schedule17:20 - 30 Tetor, 2022

schedule 17:20 - 30 Tetor, 2022

Kreu i shërbimeve të sigurisë së Ukrainës, Kirill Budanov, ka bërë një deklaratë të habitshme ndërsa ka theksuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk është ai që shfaq1et në media.

Sipas Budanov kohët e fundit në publik po shfaqen sozitë e Putin të cilët janë 3. Ai theksoi se këta persona kanë kryer disa operacione plastike për t’i ngjarë sa më shumë presidentit rus.

Budanov thekson gjithashtu se ajo që i tradhton sozitë e Putin është gjatësia, pasi siç vërehet në disa foto dhe video ku presidenti rus shfaqet në publik, ka një diferencë të theksuar në gjatësi.

Ne njohim konkretisht tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por sa janë ata, nuk e dimë. Të gjithë bënë operacione plastike për t’u dukur si ai”, tha Budanov.

Megjithatë, zyrtari nuk pranoi të komentojë nëse presidenti rus u zhduk pas një sëmundjeje apo një lufte për pushtet. Siç pretendon ai, Kremlini ka mbetur pa raketa të drejtuara dhe beson se nëse Ukraina rimarrë Kherson, pasojat për regjimin rus mund të jenë dramatike.

Ai pretendon se ” ndryshimi është i pashmangshëm” në Moskë. Ai beson se një rend i ri politik në Rusi do të jetë në interes të vendeve të qytetëruara. Megjithatë, siç pranon ai, udhëheqësit ukrainas do të kenë diskutime nëse do të shtyjnë forcat e tyre mbi kufirin rus. ” Vendimi do të merret nga kreu i shtetit kur të marrim të gjithë tokën tonë,” thotë ai.

“Unë jam armiku publik nr. 1 i Rusisë”

Budanov është një ish-agjent i forcave speciale, i cili u emërua shef i inteligjencës ushtarake dy vjet më parë në moshën 34 vjeçare, më pas u gradua përpara luftës për të mbikëqyrur të gjitha shërbimet e sigurisë.

Çfarë thotë ai për armët bërthamore?

Budanov i referohet edhe rrezikut të armëve bërthamore, të cilat, siç thotë ai, “ nuk janë armë, janë mjete parandaluese. Dhe Rusia e di shumë mirë se nuk mund t’i përdorë ato. Nëse studioni kur ata fillojnë të bëjnë kërcënime, do të shihni një korrelacion të qartë: kur gjërat shkojnë keq për ta.”

/Abcnews.al/