FOTO/ ADN-ja nxjerr zbuluar shqiptarin që përdhunoi 34-vjeçaren, policia greke dyshon se është fshehur në vendlindje

schedule15:39 - 30 Tetor, 2022

schedule 15:39 - 30 Tetor, 2022

Policia greke ka bërë publike fotot e shqiptarit, i cili në orët e para të së dielës së kaluar kërcënoi me thikë një 34-vjeçare dhe pak më parë tentoi të përdhunonte një 24-vjeçare, duke hipur në makinën e saj në rrugën e Amfiteas.

Sipas Policisë, burri është larguar nga Greqia të enjten e kaluar dhe ka gjetur strehë në Shqipëri, por ADN-ja që ka lënë në makinën e gruas e ka nxjerrë zbuluar.

Mediat greke shkruajnë se ai dyshohet se ka problem me alkoolin, ndërsa nëna e tij me të cilën jetonte, pasi është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje. Autori dyshohet se ka pasur shpërthime të dhunshme ndaj saj.

Njoftimi i policisë

Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (tentativa dhe të kryera) ndaj dy grave vendase, të cilat janë kryer në orët e para të mëngjesit të datës 23.10.2022 në në zonën e Paleou Faliros, u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.

Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!