Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Real Madrid, Ancelotti foli për gjendjen e Benzema, i cili thuhet se nuk do të jetë i gatshëm ndaj Gironas.
“Dje ai u stërvit dhe pas stërvitjes nuk u ndje mirë. U bë një test dhe gjithçka shkoi mirë, ka vetëm probleme muskulare, por asgjë serioze.
Duhet të kemi parasysh gjithmonë se si ndihet lojtari, por ai ende nuk është në 100% e tij”, është shprehur tekniku italian./ h.ll/abcnews.al