Dodge Challenger ndryshon përgjithmonë, tani do të ketë 14 ngjyra

schedule13:00 - 29 Tetor, 2022

schedule 13:00 - 29 Tetor, 2022

2023 do të shënojë fundin e Dodge Challenger siç e njohim ne. Kjo është, si një makinë ‘muskulore’ me motorë benzine me zhvendosje të madhe. Kjo është sigurisht diçka që fansat e markës tashmë do ta dinë. Dodge po i hap derën elektrifikimit, por ky tranzicion nuk do të ndodhë në heshtje. Në fund të fundit, zhurma është një koncept i lidhur ngushtë me kompaninë amerikane.

Perdja e Challenger me motorët termikë do të bjerë gradualisht, me prezantimin e edicioneve speciale që Dodge i quan Last Call. Me përfundimin e tyre, rruga do të jetë e hapur për ardhjen e Challenger Daytona SRT EV e re. Por deri atëherë, versioni i ri dhe padyshim mbresëlënës i Challenger është ai para jush, i cili ‘strehon’ 14 ngjyrat.

Në fakt, nuk është bojë, por një film 3M që pronari i Challenger mund ta blejë për 3700 dollarë. Dodge është i kujdesshëm për të sqaruar se në çmim nuk përfshihet instalimi, i cili rekomandohet të bëhet nga një ekspert. Gjithashtu nuk specifikohet se si do të arrijë saktësisht kjo membranë në duart e blerësit të saj, por padyshim ky është një detaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!