Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Ajo po përflitet pafund për ribashkimin me aktorin Donald Veshaj.
Ndërkohë, së fundmi, një parashikuese tha se Bora është shtatzënë. Mirëpo, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur poshtë zërat.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora mbrëmjen e djeshme.
Kujtojmë që moderatorja ka edhe një djalë nga martesa me DJ Vin Veli, të cilin e ekspozon vazhdimisht në rrjetet sociale. Bora ka deklaruar se është rritur me Arborin./abcnews.al