Ethet e primareve kanë “kapluar” Partinë Demokratike. Konferenca e nënshkrimit të marrëveshjes mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, filloi dhe mbaroi me Tiranën. Por asociimi, i kujtdo qoftë kandidat, me Berishën dhe Metën, është një plus apo një minus në raport me elektoratin? Kësaj pyetje kandidati për Primaret e PD-së në garën për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se avantazhet apo e kundërta do të shihen gjatë garës.
I ftuar në studion e emisionit “Log.” në ABC, Belind Këlliçi u shpreh se nëse do të arrijë të fitoj Primaret në PD, do të jetë kandidati i opozitës së bashkuar pra edhe i Ilir Metës por edhe i Sali Berishës. Megjithatë Këlliçi në fund theksoi se gara është mes tij dhe Erion Veliajt.
/abcnews.al/