Projektbuxheti 2023, Ervin Bushati: Shqipëria, shteti më i djathtë sot në botë

schedule13:29 - 28 Tetor, 2022

schedule 13:29 - 28 Tetor, 2022

Për ekonomistin Ervin Bushati, Shqipëria për nivelin e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, e ka nivelin e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB) shumë e ulët rreth 30 përqind duke e bërë në një nga vendet më të djathta sot në botë.

Krahasimi i ekonomistit Bushati u bë duke krahasuar nivelin e GDP me vendet e tjera europiane të cilat e kanë në vlerën 50 apo 60 përqind.

I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Bushati u shpreh që ‘Shqipëria për të ardhurat që ka, për mënyrat, defiçitin buxhetor, strategjitë dhe parimet në ekonomi, dhe duke folur për parimet e një të majte dhe një të djathte, Shqipëria mund të quhet shteti më i djathtë sot në botë, ku GDP është diku te 30%, vendet e tjera është 50 – 60 përqind, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është diku te 40%’.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka pasur zhvillime të mëdha, qeveria ka menaxhuar shumë mirë krizat, nuk ka pasur tronditje, është po ajo mazhorancë, po ai kryeministër, dhe makrofinancat janë ruajtur mirë, duke pasur parasysh tërmetin, pandeminë dhe efektet e luftës dhe të tranzicionit energjetik, që ka filluar të ndodhë në botë.

‘Filloi që me pandeminë, me ngrohjen globale, me të ardhura dhe me ndërhyrje të ekonomisë së shtetit shumë të ulët, rreth 30%, nuk është rritur borxhi kombëtar, dhe nuk ka pasur luhatje të mëdhaje, monedha vendase është në rritje apo në forcim. Edhe monedha më e fortë shqiptare e ka amortizuar pak inflacionin që të jetë në nivelet e vendeve të tjera’ tha Bushati.

/Abcnews.al/