Pak ditë më parë Federico Chiesa është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Dëmtimi i ligamentit të kryqëzuar janarin e kaluar në stadiumin Olimpik kundër Romës duket se është lënë pas. Pavarësisht shenjave inkurajuese të treguara, Juventusi dëshiron të vazhdojë me kujdes.
Siç raportohet nga Tuttosport, klubi i Juventusit duket i gatshëm të vazhdojë me një rikthim gradual për të shmangur marrjen e rreziqeve të mëtejshme. /G.D abcnews.al/