Asnjë gol dhe asnjë asist në 12 ndeshje të ligës.
Performanca e Philippe Coutinho me Aston Villa është në deficit dhe fantazisti ka humbur trenin për Kupën e Botës. Në vend të tij, raporton shypi brazilian, Tote do të thërrasë Everton Ribeiro, i cili përfundoi në mënyrë të shkëlqyer sezonin me Flamengon.
Një lajm shumë i keq ky për Coutinhon, i cili nën urdhërat e Gerrard pati një fillim sezoni shumë të dobët./ h.ll/abcnews.al