Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrjedhje gazi në një fabrikë në Porto Romano, evakuohen banorët, rrezik për shpërthim

schedule12:26 - 26 Tetor, 2022

schedule 12:26 - 26 Tetor, 2022

Policia ka evakuuar disa banorë nga zona e Porto Romanos në Durrës, pasi është raportuar për rrjedhje gazi nga cisterna e një fabrikë.

Abc mëson se fabrika që ka pësuar defektin me rrjedhje e gazit është kompania “Elka”.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Gazetari i Abc, Leonidha Musai raporton se banorët e zonës janë vënë në alarm dhe se i tremben rrezikut të mundshëm nga rrjedhjet, pasi kjo fabrikë ka paraqitur probleme në të kaluarën.

Ndërsa punonjësit e fabrikës po vazhdojnë aktivitetin e punës, me ekpsrtëtë e thirrur nga kompania që po punojnë për të rregulluar defektin.

Njoftimi i policisë 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!