Abc ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Shkodër, ku u raportua për të shtëna me armë në lagjen “Skënderbeg”.
Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin David Kiri, vëllai i të cilit (Ardian Kiri) u konfliktua mbrëmjen e djeshme (25 tetor) me shtetasin Kristian Fermosi.
Ardian Kiri dhe Fermosi janë shpallur në kërkim.
Lexo edhe: EMRAT/ Të shtënat me armë në Shkodër, kush është autori dhe 2 vëllezërit
Fillimisht shtetasit Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kane debatuar dhe më pas janë konfliktuar me njërin tjetrin.
Gjatë debatit ka ardhur me një automjet vëllai i Ardjan Kirit, shtetasi David Kiri i cili ka goditur me makinë Kristian Fermosin.
Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.
Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar David Kirin, ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait te tij Ardjan Kiri dhe Kristian Fermosi.
Janë ende të paqarta arsyet e këtij konflikti mes tyre./Abcnews.al.

