Pjesa më e madhe e botës prej disa orësh u privua nga shërbimi i WhatsApp, ku përdoruesit nuk mund të dërgonin dhe as të merrnin mesazhe.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kompania META, por pa dhënë detaje se çfarë ka ndodhur realisht.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë një zëdhënës i kësaj kompanie.
Fatkeqësisht, Meta nuk ka dhënë asnjë afat kohor për ndërprerjen dhe nuk është në gjendje të japë arsyen pse shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në botë është jashtë sot.