Një 43-vjeçar është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë për një vrasje të kryer 22 vite më parë. Sipas njoftimit të uniformave blu, Mentor Hasani, 43 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 17 vjet burg.
Më 28 Gusht të vitit 1997, ai vrau me armë një person, teksa ky i fundit po kthehej në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Lishan i Epërm. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë./abcnews.al