“Shtet që vret”, vdekja e Lear Kurtit, të rinjtë e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 32-vjeçarit, kërkojnë drejtësi

schedule19:31 - 21 Tetor, 2022

schedule 19:31 - 21 Tetor, 2022

Vdekja e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u shoqërua nga Policia në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonë.

Të shumtë kanë qenë qytetarët, politikanët dhe personazhe nga shoqëria civile që janë shprehur të shqetësuar për sigurinë në vendin tonë, teksa vënë në pikëpyetje punën e Policisë së Shtetit.

Për këtë arsye disa të rinj në Lezhë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në rrugët e qytetit në kujtim të Learit, ndërsa kërkojnë drejtësi për vdekjen e tij. Me patrulla “shtet që vret”, të rinjtë e Lezhës kërkojnë drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit.

Burime bëjnë me dije se nga analizat është e vërtetuar se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet.

Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.
32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e djeshme. Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.

Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.
Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.

“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, deklaroi Spitali i Traumës.

Lidhur me rastin reaguan një ditë më parë edhe AMP dhe prokuroria. Sipas prokurorisë dhe AMP-së, në stomakun e të riut është gjetur një qese plastike, e cila dyshohet se ishte e mbushur me lëndë narkotike dhe është përcjellë prej tij në momentin që patrulla e policisë i kërkoi mjetet e identifikimit. Këto deklarata i konfirmoi sot edhe përgjigja e mjekësisë ligjore.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!