DURRËS – Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me sekuestrimin e 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Policia sqaron se në pranga ka rënë, Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin E. Ç., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Njoftimi:
Durrës – Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.
Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Vihen në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eurot”.
Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova – Lushnjë, me drejtues shtetasin Elidon Çela., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:
Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/abcnews.al/