Kukës, 50-vjeçari mjeshtër dhe një bletërritës pasionant

schedule15:17 - 16 Qershor, 2019

schedule 15:17 - 16 Qershor, 2019

Në Kukës, Bilibil Elezi njihet si mjeshtër i duraluminit. Por, pavarësisht angazhimit të tij për të siguruar të ardhurat e përditshme, 50-vjeçari Elezi është një bletërritës pasionant. Ai tregon për “Abc News” detaje nga ky proces, me të cilin ka shumë vite që merret.

E mbajnë për ustain më të mirë. Në punishten  e tij në dalje të Kukësit, Bilbil Elezi është i mbytur në punë.

Porosi të shumta për dyer e dritare. Mjeshtër i duraluminit,  pasioni i tij është bletaria. Nga punishtja gjen kohën për këtu në buze të liqenit. Ka më shumë se 20 koshere dhe çdo ditë kujdeset për to.

“Për cdo ditë, i hap i kontrolloj nëse kanë nevojë për gjë. Kanë nevojë edhe për ilace kur kanë kohën”, thotë Bilbil Elezi fermer dhe mjeshtër.

 

Thotë se nuk e bën për fitim. Megjithatë çdo vit merr 250 kg mjalt. Tregon me detaje pasionin dhe dashurinë për bletët, sa herë që hap kosheret. I kontrollon e ndërron stentat e piteve siç e kërkon ky profesion.

“Këto janë shumë mirë, se ka dalë dielli, ka patur edhe lagështirë”, tha ai.

Në Kukës ky sektor po përhapet me shpejtësi.  Shume  fermer e shohin fitim prurës por ende nuk kanë arritur standardet e regjistrimit si biznese për të përfituar edhe nga skemat lehtësuese të subvencioneve. Kurse  Bilbili shpeshherë kalon në Kosovë, aty ku sektori i bletarisë është shumë herë me i zhvilluar dhe i mbështetur nga subvencionet shtetërore

“Unë i kam patur 15 vjet nëKosovë por ne  nuk kemi patur të drejtë të marrim subvencione. I zoti i shtëpisë ku i kemi patur ka marrë 15 euro për koshere subvencion në vit ndërsa këtu ne nuk kemi marrë as nuk e njohim fare këtë procedurë”.

Kukësi ka klime favorizuese për bletarinë. Pyjet, livadhet me bimë medicinale, përrenjtë e uji i bollshëm ne liqenin e Fierzës e bën këtë rajon favorit për nxitjen e fermerëve për zhvillimin e këtij sektori./ABC News Albania 24/7