Propozimi franko – gjerman, si një rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për politologun e njohur Nexhmedin Spahiu, do të ishte një plan në erë nëse nuk do të kishte njohjen instante të Kosovës apo njohjen në vend të saj.
Në një lidhje direkte në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, politologu Spahiu u shpreh që ‘është e mundur arritja e marrëveshjes prej presionit që mund ti jetë bërë presidentit Vuçiç nga vendet e perëndimit, akoma nuk dihet se çfarë marrëveshje, por mendohet njohje e Kosovës dhe një autonomi më e madhe e serbëve në Kosovë’.
Sipas tij, nëse do të ishte thjesht një marrëveshje për asocacionin apo njohje e Kosovës nga 5 vendet e BE që akoma nuk e kanë njohur, atëherë do të ishte një marrëveshje e njëjtë me atë të Trump-it, ku Kosova u njoh vetëm nga Izraeli dhe nuk kishte asgjë tjetër konkrete.
Për politologun Spahiu, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic është ‘në një presion të madh, ku ai duhet të zgjedhë midis politikës që është ravijëzuar në shekuj përmes perëndimit dhe Rusisë, nga ana tjetër është presioni i perëndimit që do ta bëjë të ndryshojë kurs.
‘Atë që nuk guxon Kosova është që ta japë asocacionin pa marrë njohjen, sepse Serbia do të kërkojë diçka tjetër nëse merr sot asocacionin pa marrë njohjen. Mbetet nëse presidenti Vuçiç është gati që ta bëjë njohjen e menjëhershme apo jo. Varet nga presioni që do të bëjnë Gjermani, Franca, këtyre 5 vendeve, që do të thonë se nuk jemi pjesë këtu pjesë e marrëveshjes. Marrëveshja pa njohjen instante, pa njohjen në vend, është një marrëveshje në erë’, tha Spahiu. /abcnews.al