“Superliga evropiane nuk është futboll”, thanë burimet e UEFA-s në Bueno Aires, gjatë një takimi me gazetarët nga vendi i Amerikës së Jugut dhe nga mediat ndërkombëtare.
“Ne jemi këtu për të folur për futbollin dhe Superliga nuk është futboll”, kanë shtuar të lartët e UEFA-s.
Sipas burimeve, Superliga evropiane i ka dërguar një letër presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, por ai ende nuk e kishte lexuar, kështu që ata nuk mundën të sqaronin përmbajtjen e tekstit, ndonëse e kuptuan se ishte një përpjekje për të zgjatur dorën.
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë tre klubet që vazhdojnë të mbështesin planin e Superligës si pjesë e procesit të vazhdueshëm ligjor në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian mbi ligjshmërinë, sipas ligjit të konkurrencës, të monopolit aktual të UEFA-s në ngjarjet e klubeve evropiane./h.ll/abcnews.al