FOTO/ Ky është i riu që vdiq në duart e policisë së Tiranës, spitali i Traumës: E sollën të pajetë

schedule10:08 - 20 Tetor, 2022

schedule 10:08 - 20 Tetor, 2022

ABC ka siguruar fotografinë e 32-vjeçarit Lear Kurti që vdiq në duart e policisë së Tiranës pas shoqërimit në komisariat.

Në të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.

AMP në të dhënat paraprake, shkruan se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës. Ndërkohë më tej theksohet se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen.

Ndërkohë gazetarja e ABC, Gerta Vasku, bën të ditur se Spitali i Traumës ka dhënë një version ndryshe nga AMP, duke thënë se i riu është sjellë pa shenja jetë në spital.

“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, ka bërë vetë me dije Spitali i Traumës.

/abcnews.al/