VIDEO/ Makina përplas 4-vjeçarin në Elbasan

schedule16:20 - 19 Tetor, 2022

schedule 16:20 - 19 Tetor, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Një makinë ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.

Fëmija dyshohet se ishte duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit.

Është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!