Mediu nga Shkodra: Opozita me një kandidat për vendoret

schedule15:36 - 19 Tetor, 2022

schedule 15:36 - 19 Tetor, 2022

Duket se e gjithë opozita është e unifikuar kur bëhet fjalë për të dalë me një kandidatë të vetëm përballë atyre të Partisë Socialiste, për kryebashkiakë. Ishte Fatmir Mediu i Partisë Republikane, në një takim me strukturat e PR-së së Shkodrës, i fundit nga partitë opozitare, që e shprehu këtë.

Ai deklarohet dhe pro primareve të Sali Berishës, duke shtuar dhe një alternativë tjerë në përzgjedhjen e emrave që premtojnë fitore në garë.

Mediu u foli anëtarëve republikanë të Shkodrës dhe mbi nevojën për ringritje të së djathtës, duke thënë se duhet të hap garën për të zgjedhur më të mirët dhe gjithashtu të përfshijë në politikën shqiptare të rinj, profesionistë që jetojnë  jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!