Gjashtë anëtarë të xhandarmërisë serbe u shpallën fajtor nga Gjykata e Lartë në Beograd për sulmin ndaj vëllait të presidentit Aleksandër Vuçiç. Ngjarja ndodhi gjatë protestave kundër paradës së homoseksualëve në 2014-ën.
Gjykata e lartë në Beograd dënoi gjashtë anëtarë të xhandarmërisë me gjashtë muaj pezullim dhe 2 vjet liri me kusht
Ata u shpallën fajtor për sulmin ndaj Andrej Vucic – vëllait të presidentit të Serbisë – dhe Predrag Mali, vëllai I kryebashkiakut të Beogradit Sinisa Mali. Ngjarja ndodhi gjatë protestave kundër paradës së homoseksualëve në kryeqytet në 2014-ën.
Një tjetër anëtar i kësaj njësie të ministrisë së brendshme serbe u dënua me tetë muaj burg dhe tre vite pezullim. Ndërsa I akuzuari I tetë u la I lirë.
Gjatë shpalljes së vendimit gjykatësi u shpreh se dëshmitë okulare kishin qenë të besueshme ashtu si dhe pamjet e televizionit N1 I vetmi që ka filmuar incidentin në fjalë.
Gjykatësi refuzoi deklaratën e të akuzuarve të cilët u shprehën se kishin reaguar për vetëmbrojtje./abcnews.al