Felix shok skuadre me Ronaldon në janar?

schedule17:33 - 16 Tetor, 2022

schedule 17:33 - 16 Tetor, 2022

Marrëdhëniet mes Joao Felix dhe trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, u përkeqësuan aq shumë sa sulmuesi portugez vendosi të largohej nga klubi gjatë merkatos së dimrit, raporton A Bola në faqet e saj.

Joao Felix është ende në radarin e Manchester United. Gjiganti anglez tregoi interes për portugezin në verë, dhe tani ai mund të tentojë të nënshkruajë me një lojtar në dimër.

Ekspertët e portalit autoritar transfermarkt e vlerësojnë 22-vjeçarin Joao Felix në 70 milionë euro. Në sezonin 2022/2023, portugezi shënoi tre asistime në 12 ndeshje për AtlEtico Madrid. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!