Përndiqte dhe dhunonte adoleshenten në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

schedule10:30 - 15 Tetor, 2022

schedule 10:30 - 15 Tetor, 2022

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje në Tepelenë.

Njoftimi i Policisë

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin T. H., 26 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 17 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/