Trendi “The Darker The Better”, pra buzëkuqi shumë i errët, i drejtohet çdo “it girl” që u thotë po ndryshimeve, guxon dhe shkon disi me rrymën e kohës.
Ngjyra “Vampy Purple” në buzë dominoi në shfaqjet e modës Versace. Gucci i tha po buzëkuqit blu dhe e vërteta është se na befasoi me diçka kaq alternative dhe të avancuar.
Tendencat që shohim në revista, rrjete sociale, sado ekstreme të jenë, nuk dihet se si do t’i kopjojmë me besnikëri!
Unë gjithmonë marr elemente nga ajo që shoh, më përfaqësojnë dhe më pëlqejnë dhe shpesh i aplikoj në versionin e tyre më të lehtë!
Cila vajzë nuk i pëlqen “Buzët Berry” që të sjellin në mendje ngjyrat e mjedrës?
Personalisht, kur i lyej buzët të errëta, “luaj” me grim shumë të lehtë në pjesën tjetër të fytyrës!
Tani që moti po ndryshon dhe ne po hyjmë në një humor tjetër, do të shihni që buzëkuqi i errët do të bëhet aleati juaj i fundit i bukurisë!/abcnews.al