Dalin në ankand tre Ferrarit e “kokës” së drogës në Kolumbi, të ardhurat do t’i shkojnë qytetarëve pa tokë

schedule07:47 - 15 Tetor, 2022

schedule 07:47 - 15 Tetor, 2022

Tre Ferrari të sekuestruara nga një tregtar droge do të dalin në ankand në ditët në vijim në Kolumbi,  dhe të ardhurat do t’u shkojnë fshatarëve pa tokë.

Tre makinat luksoze i përkisnin Juan Jose Valencia, i njohur me pseudonimin “The Hawk”, një prej drejtuesve të kartelit kolumbian të drogës Clan del Golfo.

I apasionuar pas makinave të shtrenjta, ai zotëronte rreth 30 modele të mira.

Valencia u arrestua në vitin 2021 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara korrikun e kaluar.

Ankandi është planifikuar në 24 dhe 25 tetor, sipas Jaime Andres Osorno, nënkryetar i Kompanisë së Aseteve Speciale (SAE), një agjenci qeveritare përgjegjëse për menaxhimin e mallrave të sekuestruara nga trafikantët e drogës.

Asnjë çmim fillestar nuk është vendosur dhe ofertuesit do të duhet të dërgojnë ofertën e tyre në një zarf të mbyllur, tha Osorno, duke shtuar se ankandi mund të anulohet nëse ofertat nuk konsiderohen tërheqëse.

Sipas vlerësuesve, tre Ferrari, një gri, një e bardhë dhe një e kuqe, vlejnë rreth 400,000 dollarë secila./Abcnews.al/