Edhe në takimin që pati me banorët e Njësisë Administrative Nr.11 në Tiranë, kreu u qeverisë Edi Rama, deklaroi se Presidenti Ilir Meta ka hedhur firmën për dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershori dhe tani nuk mund të kthehet më pas. Sipas Kryeministrit firmosja është ajo që njihet dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga ana e Presidentit Ilir Meta ishte befasi.
“E para rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen siç duhet dhe ne të mos i përgjigjemi paligjshmërisë më paligjshmëri se pastaj aty ka marrë fund. Ai akt është befasi për historinë e Republikave Parlamentare në botë jo, në Shqipëri. Se në fund të ditës shtetin si koncept e mban firma, fjalën e merr era. E hodhe firmën nuk i kthehesh dot. Firmosja njihet, çfirmosja nuk njihet. Midis gjendjes natyrale të njerëzve dhe jetës, bashkëjetesa në një shtet është fjala është firma. Si qenka kjo, unë firmos unë çfirmos, po gaboi shumë, po është pjesë e planit nuk është lajthitje. Çdo gjë mund të ndodhë. Kur në bëmë marrëveshje më Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon bini letrën e konsensusit për të shtyrë datën me një javë. Atëherë ishte gjë e madhe se marrëveshja u bë në mes të natës. Kemi shkruar në letër, e kemi çuar në Presidencë dhe pastaj nxori dekretin e ri. Erdhi puna të duket BujarNishani burrë shteti. Po pavarësisht atyre q fliste kur ishte në gjendje të lirë, tek dekreti i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë punë”, tha Rama. /abcnews.al