KPK konfirmon në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda Vladimir Marën

schedule09:45 - 14 Qershor, 2019

schedule 09:45 - 14 Qershor, 2019

Edhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mara, që njëkohësisht është edhe kandidat për SPAK, sipas raportit të ILDKP, nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka konflikt interesi.

DSIK e ka konsideruar të përshtatshëm prokurorin Mara për vijimin e detyrës dhe të njëjtin vlerësim pozitiv ka dhënë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë lidhur më aftësitë profesionale.

Prokurori i krimeve të rënda Vladimir Mara, është një nga prokurorët që po heton të ashtuquajturën dosjen  “339” .

Po ashtu ai ishte një nga prokurorët e trupës që hetoi dosjen e ish-ministrit Brendshëm Saimir Tahiri, e cila është dorëzuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda dhe këtë muaj nis procesi i gjykimit. /ABC News Albania 24/7