Rusia tha se ka thirrur diplomatë nga Gjermania, Danimarka dhe Suedia për të diskutuar rreth hetimeve për sulmin në Nord Stream, sipas The Guardian.
Sipas Rusisë, përfaqësues nga Moska dhe Gazprom nuk ishin ftuar për t’iu bashkuar një hetimi për rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream.
“Rusia padyshim nuk do t’i njohë pseudo-rezultatet e një hetimi të tillë nëse nuk përfshihen ekspertë rusë,” sipas ministrisë së jashtme ruse.
Vendet europiane kanë sugjeruar se shkaku i vetëm i mundshëm i rrjedhjeve të tubacioneve ishte sabotimi.
/abcnews.al