Gazetarët danezë e pyetën Pep Guardiolën para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagen e cila përfundoi pa gola: “Keni fituar gjithçka me Manchester City, përveç Ligës së Kampionëve. Pse është kaq e vështirë?”
Dhe Pep u përgjigj sa më sinqerisht: “Sepse Real Madridi është gjithmonë aty”.
Vështirë se dikush e ka harruar gjysmëfinalen e çmendur të sezonit të kaluar, në të cilën City ishte disa minuta larg nga mposhtja e Real Madridit, por u godit nga rikthimi i Real Madridit/ /G.D abcnews.al/

