Masakra në Klos, si është gjendja e babë e bir që mbetën të plagosur

schedule16:28 - 12 Tetor, 2022

schedule 16:28 - 12 Tetor, 2022

Abc mëson detaje rreth gjendjes shëndetësore të Renato dhe Eglantin Hasulës, babë e bir të cilët mbetën të plagosur në Klos.

Mësohet se 14-vjeçari Renato është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.

Autori i masakrës së sotme në Klos është Fiqiri Mjeshtri i cili pasi qëlloi për vdekje, Liri dhe Kenado Shirën dhe më pas qëlloi edhe veten pasi u rrethua nga policia.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë vajza e familjes Mjeshtri, çka ka sjellë edhe përplasjen e Lir dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin, më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerët.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Qarkut të Dibrës i cili ka dhënë detaje për ngjarjen.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu. /abcnews.al/