Zgjedhjet vendore, Boçi konfirmon nisjen e negociatave mes dy grupimeve për caktimin e një kandidati të përbashkët

schedule15:24 - 12 Tetor, 2022

schedule 15:24 - 12 Tetor, 2022

Nga Juxhin  Mustafaraj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi konfirmon nisjen e negociatave mes dy grupimeve në selinë blu për të shkuar drejtë një konsensusi për një emër të përbashkët në zgjedhjet vendore.

Boçi garanton se PD në koordinim me aleatët do të bëjnë përpjekjet për të afruar sa më shumë procesin e primareve.

Në konferencën me gazetarët, Boçi publikoi fakte të reja të asaj që e cilësoi aferë korruptive të Bashkisë së Vaut të Dejës. Pjesë e denoncimit të Boçit ishin edhe video të publikuara nga emisioni investigative në ABC, Piranjat për këtë çështje.

Nënkryetari i PD i bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë për rastin e Vaut të Dejës dhe paralajmëroi të tjera denoncime për bashkitë e tjera.