Ndryshimi i rezolutës së Dick Marty, Nazarko: Qeveria e Kosovës nuk e mbështet këtë iniciativë

schedule14:17 - 12 Tetor, 2022

schedule 14:17 - 12 Tetor, 2022

Përpjekjet e Ramës në Këshillin e Europës për ndryshimin e rezolutës, e cila u mbështet në raportin e Dick Marty-t për analistin Mentor Nazarko janë një moment shumë i rëndësishëm, por megjithatë qeveria e Kosovës nuk e mbështet këtë iniciativë.

Në një bisedë në studion e ABC live me gazetaren Sibora Bitri, Nazarko u shpreh që ‘ky ndryshim, nëse miratohet, do të shënojë heqjen e një njolle, jo vetëm për luftën e Kosovës, por edhe për popullin shqiptar, njollë që e cila preku dhe NATO-n, me ndërhyrjen e saj gjatë luftës’.

Kjo rezolutë, sipas Nazarkos, praktikisht e ka njollosur atë luftë dhe zhvlerëson atë që ishte vepra kryesore e perëndimit, për bombardimin që i bëri Serbisë. E gjithë narativa, që mbi shqiptarët u bë genocid, zhvlerësohej për shkak të raportit të Dick Marty-t’, u shpreh Nazarko.

“Rezoluta u miratua në vitin 2011 edhe sepse përbërja në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Europës ishte e ndikuar nga rusët, ndërsa sot nuk kemi, sot situata është pak me ndryshe, Rusia është e përjashtuar nga Këshilli i Europës’’, tha Nazarko.

Ndërkohë u diskutua dhe për propozimin e Behgjet Pacolli-t për një tryezë të gjithë shqiptarëve, që të reagonin si komb ndaj kësaj rezolute në vitin 2011.

Për Nazarkon ‘Z. Berisha e injoroi këtë ftesë në atë kohë, kishte implicit disa dimensione, Z. Berisha kishte një lloj popullariteti në atë kohë në viset shqiptare, do të ishte një kartolinë që shqiptarët të ishin të gjithë bashkë, do të dilte një qëndrim i përbashkët, Berisha nuk e bëri këtë, zgjodhi qasjen, sipas të cilit, ne kemi një njollë, dhe ajo duhet të shpëlahet me anë të organeve të drejtësisë’.
Për Nazarkon, edhe tani, Qeveria e Kosovës nuk është duke e mbështetur këtë iniciatë të Shqipërisë. Aktualisht, qeveria e Kosovës kërkon që të padisë Serbinë për genocid, por nuk mund ta bëjë këtë pa u anëtarësuar në OKB, dhe duhet të mbledhë fakte dhe prova. Por ndërkohë shumë kohë ka kaluar dhe Instituti për Krimet e Luftës në Kosovë është krijuar shumë vonë, vetëm gjatë këtij viti, tha Nazarko./Abcnews.al.