Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko: Aministia fiskale nuk është në interes të publikut

schedule12:44 - 12 Tetor, 2022

schedule 12:44 - 12 Tetor, 2022

Për ekspertin e ekonomisë Ilir Ciko, gjatë hartimit të draftit për aministinë fiskale, duhet të prevalojë interesi publik. Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Ilir Ciko u shpreh që:

‘Interesi publik duhet të jetë kryesori, a është një masë e tillë në interesin e publikut, nuk kam qenë në mbështetje të nismave të tilla. Në këto kushte nuk e mbështes dhe nuk kam qenë në mbështetje të amnistive, nuk e mendoj se përbën një prioritet të vendit, në procesin e integrimit europian, do të vërë theksin në këtë çështje, nuk është aq e dëshirueshme dhe pa interes për publikun’, u shpreh ai.

Për ekonomistin Ciko ‘fakti që Shqiperia ndodhet akoma në një zonë gri për shkak të pastrimit të parave, qoftë edhe për demotivimin, nga qytetarët shqiptarë, nuk gjej argumenta të mjaftueshëm për zbatimin e aministisë fiskale’.

Sipas deklaratës së FMN, amnistia favorizon shmangësit e mëdhenj të taksave duke iu ofruar dhe imunitet nga ndjekja penale. Nga ana tjetër, administrata tatimore vlerësohet të jetë ende e dobët, ndërsa vendi me mangësi strategjike sa i takon luftës kundër pastrimit të arave dhe financimit të terrorizmit. /abcnews.al/