E njihni si Trim Jetullahu, këngëtari tregon për herë të parë emrin artistik me të cilin nisi karrierën

schedule11:33 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:33 - 12 Tetor, 2022

Në programin e sotëm “Abc-ja e mëngjesit, ishte i ftuar këngëtari i mirënjohur, Trimi Jetullahu ku foli për këngën më të fundit që ka sjellë në bashkëpunim me Fatmira Breçanin, një rrëfim mbi jetën e tij personale, por edhe fillimet e tij në muzikë.

Sot nga fansat dhe adhuruesit e tij njihet me emrin Trimi Jetullahu, por pak e dinë se si kishte zgjedhur ta quante ai veten kur nisi të merrej me muzikë. “Ruude Boy” ishte një nofkë e vendosur nga miqtë e tij dhe që e identifikonte Trimin. Për herë të parë ai e zbuloi në intervistën e sotme.

“Je i pari që e di këtë gjë, pasi nuk është përmendur tjetër herë. Ajo ka qenë koha e artë. në atë kohë të ishte “rude” apo “bad boy” në shoqëri, ishim lart me publikun siç e shihnim atëherë. Por, sot Trimi është tjetër kund dhe është good boy. “- shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!