“E kisha prind, shok…gjithçka”, këngëtari shqiptar kujton fjalët që i thoshte babai i ndjerë

schedule10:47 - 12 Tetor, 2022

schedule 10:47 - 12 Tetor, 2022

Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Trimi Jetullahu foli ndër të tjera dhe për babanë e ndjerë, të cilin e humbi një vit më parë. I pyetur nga moderatori Alban Musa për raportin që ka pasur me të atin, ai tregoi se ka pasur një marrëdhënie shumë të veçantë me të.

“Nuk jam 100 % mirë. Unë me babin kam qenë shumë i lidhur si të gjithë fëmijët por unë pak më shumë. E kam pasur shok, prind dhe gjithçka. Akoma nuk jam mirë 100 % por besoj se me ndihmën e zotit do t’ia dalim, më mungon çdo sekondë. Më mungon pozitiviteti, energjia që jepte dhe fjalët e tij.”, tha ai.

Ndërkohë pyetjes se çfarë do të mbajë më shumë mend nga i ati, këngëtari iu përgjigj: “Babai jepte shumë fjalë për jetën, se si me qenë më e mirë. Thoshte ne kemi ardhur këtu si një test duhet të bëjmë notat më të mira për të kaluar testin. E mbaj gjithmonë në mendje atë që thoshte që duhet t’ju bëj mirë njerëzve, të

kemi pozitivitet. Kur të ikim ne, të lëmë një fjalë të mirë sepse s’do të lëmë lekë”, përfundoi artisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!