Ka lënë mbresa mënyra se si Cristiano Ronaldo festoi golin që shënoi ndaj Evertonit. Ylli portugez mbylli sytë, ktheu kokën pas dhe kryqëzoi krahët mbi gjoks, së bashku me Anthony, shkruan abcnews.al.
Shumë janë befasuar nga kjo festë, por shpjegimin ka ardhur vetë faqja zyrtare e Manchester United. Sipas publikimit në fjalë, në thelb ishte një shaka vetëpërçmuese e Cristiano Ronaldos.
Në veçanti, ylli portugez është tallur shpesh nga shokët e tij për zakonet e tij për të mbajtur trupin në formë të mirë. Një prej tyre është dremitjet e shkurtra vazhdimisht, sidomos kur grupi udhëton.
Ndaj festimi kishte të bënte me pozicionin e gjumit të Ronaldos ndaj trajnerit, fakt që është komentuar me humor nga shumë bashkëlojtarë të tij. /G.D abcnews.al/
Our no.7️⃣ celebrated his 7️⃣0️⃣0️⃣th club goal in unique fashion on Sunday night…
? @Cristiano#MUFC || #PL
— Manchester United (@ManUtd) October 11, 2022