Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG në janar.
Marrëdhëniet mes 23-vjeçarit francez dhe klubit janë prishur plotësisht, sipas Marca, duke cituar burime të njohura me situatën.
Thuhet se nuk ka rrugë kthimi. Për më tepër, Mbappe donte të ndryshonte klubin në korrik. Ai rinovoi kontratën në maj.
Në korrik, klubi ra dakord për një transferim sipas kushteve të veta, kudo, por jo në Real Madrid, shkruan abcnews.al.
Një nga opsionet më të mundshme për sulmuesin mund të jetë Liverpooli, i cili më parë ka shfaqur interes për kampionin e botës me Francën.
Mbappe beson se PSG e tradhtoi atë. Sipas Marca, në maj, përpara se të rinovonte kontratën, drejtuesit e klubit i bënë një sërë premtimesh futbollistit, shumica e të cilave ishin të pamundura për t’u përmbushur, shkruan abcnews.al.
Gjithashtu, sipas L’Equipe, marrëveshja u zgjat deri në vitin 2024, dhe jo deri në vitin 2025, siç ishte paralajmëruar. Mbappe pranoi të pozonte me një bluzë të vitit 2025 në shenjë vullneti të mirë dhe mirënjohjeje për ekipin nga vendlindja e tij.
Thuhet se Mbappe ende dëshiron të luajë për Real Madridin. Nuk dihet ende se si do të reagojë klubi nga Madridi për këtë. Është raportuar se dyert e Real Madridit nuk janë të mbyllura për Mbappe, e tha këtë presidenti Florentino Perez në një asamble të anëtarëve të klubit. /G.D abcnews.al/