Sulmet me raketa, Ukraina vijon thirrjen për qytetarët: Kurseni energjinë elektrike

schedule15:47 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:47 - 11 Tetor, 2022

Ukrainasve u është kërkuar të kursejnë energjinë elektrike për të ndihmuar në stabilizimin e rrjetit energjetik të vendit për të dytën ditë radhazi, pas sulmeve me raketa ruse, shkruan BBC.

Kryeministri Denys Shmyhal u kërkoi njerëzve të reduktojnë konsumin e energjisë në orët e pikut midis orës 17:00 dhe 23:00. Ai u kërkoi njerëzve që të mos ndezin pajisjet që konsumojnë energji të madhe si furrat dhe ngrohësit elektrikë, duke shtuar se ishte thelbësore për “funksionimin e sistemit tonë energjetik”.

Shmyhal gjithashtu i falënderoi ata duke raportuar se njerëzit në Ukrainë e ulën përdorimin e tyre të energjisë me një mesatare prej rreth 10% pas valës parë të  sulmeve me raketa ruse.

Ai shtoi se ndërprerjet e planifikuara të energjisë do të zbatohen në disa rajone. Duke folur për shkallën e dëmit, Shmyhal tha në se 3,900 qytete, fshatra dhe vendbanime të tjera pati ndërprerje të energjisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!