E rëndë në Britani, infermierja akuzohet se ka vrarë 7 foshnja duke u injektuar insulinë

schedule22:01 - 10 Tetor, 2022

schedule 22:01 - 10 Tetor, 2022

Një infermiere 32-vjeçare është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativën për vrasjen e 10 foshnjave të tjera në spitalin “Countess of Chester” në Britani.

Lucy Letby dyshohet se ka përdorur insulinë si mjet për të helmuar foshnjat dhe fëmijët.

Letby u arrestua për herë të parë me dyshimin për kryerjen e krimeve në vitin 2018, tha Policia e Cheshire në një deklaratë. Një vit më vonë ajo u arrestua përsëri “me dyshimin për vrasje në lidhje me vdekjen e 8 foshnjave dhe tentativën për vrasjen e 6 foshnjave”, si dhe “vrasjen në tentativë ë tre foshnjave të tjera”, shtoi policia. Gjyqi i 32-vjeçares, e cila mohon akuzat kundër saj, mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Duke folur për prokurorinë, avokati Nick Johnson tha se vdekjet e fëmijëve në njësinë neonatale të spitalit ishin statistikisht të njëjta me njësitë e tjera në Mbretërinë e Bashkuar përpara janarit 2015. Ai tha se kjo ndryshoi në mënyrë dramatike në 18 muajt në vijim, gjatë të cilëve spitali gjeti një rritje të konsiderueshme në numrin e foshnjave që vdesin dhe në numrin e rasteve të rënda.

Pas hetimit të rritjes së papritur të vdekjeve dhe komplikimeve serioze mjekësore, Johnson tha se autoritetet spitalore zbuluan se prania e Letby ishte një “emërues i përbashkët”. Ai gjithashtu pretendoi se modeli vazhdoi kur 32-vjeçarja ndryshoi orarin e saj të punës. /abcnews.al