Emisioni “Vetting” ka intervistuar një 20-vjeçar nga Tirana i cili ka nisur konsumimin dhe shitjen e lëndëve narkotike që në moshën 14-vjeçare.
I riu tregon se këtë punë e bën për të përfituar si konsumator, pasi nga ana ekonomike nuk ka asnjë përfitim. Ai thotë se nuk ka bërë asnjëherë një punë të ligjshme, pasi nuk di se çfarë pune të bëjë përveç se shitjes së hashashit. Ajo që trondit nga rrëfimi i të riut është pasi ai kërkon të eksperimentojë me drogëra më të forta, por sipas tij mundësitë ekonomike e kanë detyruar që të mos ketë mundësi të tjera përveç hashashit.
“Më shumë këtë gjë e kam bërë për përfitimet e mija sepse edhe unë përfitoja, pija ndonjë gjë sepse nga ana e lekëve nuk është se ja vlen fare, vetëm më shumë e pija për kënaqësinë time. E kam bërë më shumë për qejf, e nxora teken me e pi në dark, për tu futur në botën time, pasi sot nuk ka punë për të bërë lekë. Skam punuar asnjëherë në një punë të ligjshme. Për ne nuk ka ligj. Vetë jam shtyrë të punoj. Nëse do ishte për ti lënë njërën nga këto të dyja normale do kisha lënë shitjen. Shitjen më shumë e bëjmë për të nxjerr teken tonë sepse është bërë vështir se nuk kemi lekë për ta blerë vetë. Shitjen do kisha lënë më shumë se sa pijen, s’do e kisha lënë asnjëherë madje dua të hyjë më thellë tek drogat e tjera por s’na dalin lekët edhe kemi ngel tek hashashi akoma”, shprehet i riu.
/Abcnews.al/